Demo vlerëson zjarrfikësit e Tiranës: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Demo vlerëson zjarrfikësit e Tiranës: Për sezonin tjetër, puna fillon tani

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, të cilët i falënderoi për angazhimin gjatë sezonit të zjarreve dhe ndërhyrjet në situata të ndryshme emergjente. Gjatë takimit, Demo tha se përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndërhyrja, por edhe te parandalimi i zjarreve përmes një bashkëpunimi më të ngushtë me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile. “Ne duhet të bëjmë shumë më tepër që të minimizojmë rastet ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e nevojshme. Kjo ka të bëjë me menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe gjithë masave të tjera që duhet të ndërmarrim”, u shpreh ministri. Demo vlerësoi gjithashtu rolin e...