Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë të përbashkët, ato theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet dhe garantohet, ndërsa dënojnë dhunën, zjarrvënien, vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës. Përfaqësuesit e biznesit u bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa për ruajtjen e rendit, mbrojtjen e jetës dhe garantimin e pronës publike e private. Në deklaratë kërkohet që veprimet e policisë të jenë profesionale, proporcionale dhe në përputhje me ligjin, ndërsa autorët e dhunës të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi individuale. Shoqatat u bëjnë thirrje gjithashtu organizatorëve të protestave dhe...