Dekriminalizimi nuk imponoi standardin e pastërisë në politikë

Dekriminalizimi nuk imponoi standardin e pastërisë në politikë

Dekriminalizimi nuk imponoi standardin e pastërisë në politikë Një dekadë pas zbatimit të ligjit për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhje, partitë politike dhe institucionet kanë dështuar që të parandalojnë depërtimin e elementëve me të shkuar kriminale në listat zgjedhore, ndërsa vendimet e verifikimit janë të vonuara dhe shpesh pa pasoja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli pa një vendim përfundimtar verifikimin e Kreshnik Gjon Gjonajt, kandidat i PSD-së në Lezhë në zgjedhjet e 11 majit 2025, pasi ai nuk fitoi mandat deputeti, ndonëse Prokuroria e Përgjithshme kishte evidentuar një dënim të formës së prerë në Itali. Në formularin e vetëdeklarimit, Gjonaj kishte deklaruar se ishte hetuar ose gjykuar në Itali për një konflikt të çastit dhe se ishte shpallur i pafajshëm. Por...