Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Deklarata e NATO-s: Samiti i 2027, do të mbahet në Shqipëri
Liderët e NATO-s ishin mbledhur në Hagë për samitin e radhës, ku vendimi më i rëndësishëm që u mor ishte angazhimi që çdo shtet duhet të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes në masën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2035. Gjithashtu u ritheksua Neni 5 i NATO, sipas të cilës, sulmi ndaj një shteti të aleancës nënkupton sulm ndaj gjithë NATO-s. Po kështu, në deklaratën përfundimtare, në pikën e fundit, u përmend edhe Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s. “Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së...