Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

Në “Top Story”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi deklaratat e bëra nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar mbrojtjen e saj si të llogaritur dhe me tone që, sipas tij, synojnë të ushtrojnë presion ndaj personave me pushtet. Vangjeli u ndal edhe te pretendimi i Hysenit lidhur me Ergys Agasin, duke e cilësuar atë si të gënjeshtërt. “Unë parashikoj që mbrojtja e saj do të jetë arrogante, brutale. Ishte kaq e llogaritur dhe zonja Lala ishte vetëm një efekt anësor. Ajo që ka rrjedhur nga mbrojtja e mundshme e zonjës ka qenë marrëdhënie që tentonte ta bënte bashkëpunëtor të SHISH. Pretendimi i zonjës është i gënjeshtërt. Shantazh për njerëzit me pushtet”, tha Lorenc Vangjeli.