Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

Deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Rama e takoi Ergys Agasin para se ta arrestonin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka takuar Ergys Agasin, përpara se ky i fundit të arrestohej. Në një deklaratë, deputeti demokrat pretendon se Agasi ishte në kërkim nga drejtësia dhe policia në momentin kur është takuar me kryeministrin. Sipas tij, çështja është ngritur edhe në Kuvend, por Rama nuk ka dhënë një përgjigje. “Edi Rama ka një CV të pasur me skandale, por në mesnatën e së enjtes, heshti për takimet me persona në kërkim nga drejtësia. Kryeministri i Shqipërisë është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij, ndërkohë që Agasi ishte person në kërkim nga drejtësia dhe policia. Kur ia thashë këtë fakt, Edi Rama ishte në Parlament, por heshti. Dhe vazhdon deri më sot...