Dëgjojeni këngën e njohur “Takimi” e interpretuar nga Sabri Fejzullahu (Teksti: Arif Demolli)

Dëgjojeni këngën e njohur “Takimi” e interpretuar nga Sabri Fejzullahu (Teksti: Arif Demolli)

Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të dashura për publikun, “Takimi me shoqen e studimeve”, kënduar nga Sabri Fejzullahu. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar shkrimtari Arif Demolli. Takimi me shoqen e studimeve Shumë vjet kaluan që s’ishim parë,Si t’i harroj këto vrragë mbi ty,M’vjen për të klithur e për të qarë,Shumë më mirë t’mos kisha sy. Mbi flokë të kishte reshur borë,Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,Ku janë ata sy ku ajo dorë,Pse zëri të paska tjetër ngjyrë? Ti ke qenë simbol i bukurisë,Krijuar nga një dorë hyjnore,Ndaj i besoja amshueshmërisë,Dhe të tillë të kujtoja prore. Mbi flokë të kishte reshur borë,Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,Ku janë ata sy ku ajo dorë,Pse zëri të paska tjetër ngjyrë? Kohë e egër, kohë tinzare,Gjurmë...