Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Deco paralajmëron transferimin e radhës te Barcelona: “Aty duhen 1-2 lojtarë”
👁6184
10 Qershor 2025 16:38 Telesport Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka dhënë një intervistë të fundit, duke treguar objektivat dhe gjendjen aktuale të katalanasve lidhur me merkaton. I pyetur për portierin Joan Garcia, ai ka thënë fjalët më të mira: “Mendoj se kemi ekuilibrin e duhur në ekip tashmë, si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë. “Ka lojtarë që do të rriten edhe më shumë. Ata janë Gavi, Marc Bernal, Araujo dhe Dani Olmo. Duam që të mos pësojnë dëmtime. Merkatoja? Na mungon një ose dy lojtarë në sulm. Po presim”.