Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhje urgjente në selinë qendrore të akuzës për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve. Burime i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se mbledhja është kërkuar dhe do të mbahet në Tiranë nesër, në orën 10:00. Kryeprokurori Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP, përpara se nga kjo mbledhje të dilet me një qëndrim të përbashkët prej akuzës. Gjatë ditës ka pasur reagim nga Kushtetuesja për pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët dy këshillet kishin llogaritur pagat e reja sipas një formule të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Por ministri i Drejtësisë, Toni...
Burimi:
javanews.al