(FOTO-VIDEO)/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë për pastrimin, lirimin dhe kontrollin e segmentit rrugor, duke mundësuar kalimin e sigurt […]
“Uria e tyre turpi i një shteti të pasur me naftë..”/ Naftëtarët në grevë prej 10 ditësh, qytetarët protestë te Ministria
Teksa naftëtarët e Marinzës kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të premte para Ministrisë se infrastrukturës dhe Energjisë, Tiranë. Me pankarta në duar si ‘Uria e tyre është turpi i një shteti të pasur me naftë të varfër me drejtësi’, qytetarët me këtë protestë kërkojnë reagim […]
Raporti i OSBE “damkos” mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç…
Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti. Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike. […]
Sa shpenzuan partitë në rrjete sociale? Raporti i OSBE/ODIHR zbardh shifrën: 217 mijë euro për sponsorizime në..
Raporti i OSBE-ODIHR i publikuar dje për zgjedhjet e 11 majit, ka zbuluar ndër të tjera edhe një shifër të panjohur për publikun shqiptar: sa para shpenzuan partitë politike dhe kandidatët, vetëm gjatë një muaji fushatë zyrtare, për reklama politike në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Monitoruesit e ODIHR kanë matur paratë e dhëna duke përdorur librarinë zyrtare të Kompanisë […]
Fotografi vërtet e rrallë ku shihen bashkë Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu
Në fotografi, Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu. Poza është shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruante, kohë me parë, Blendi Fevziu, i cili përcjelli këtë shkrepje historike. “Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë. Të dy, më pas do […]
U mor i pandehur për blerje votash për PSD, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e PS
SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të […]
Rriten kostot e udhëtimit! Qeveria publikon vendimin, ja tarifa e re që hyn në fuqi për çdo pasagjer
Operatorët ekonomikë të transportit tokësor, ajror dhe ujor të udhëtarëve, për transferimin e të dhënave të udhëtarëve në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit do të paguajnë një tarifë me vlerë 200 lekë për pasagjer. Në mbledhjen e qeverisë është miratuar vendimi që përcakton rregullat, masën, përjashtimet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e […]
Arrestohet 49-vjeçari nga Tepelena/ I kërkuar në Kosovë për drogë, kapet në Tiranë, pritet ekstradimi
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 69”, në kuadër të të cilit është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim të bimëve narkotike. Njoftimi i Policisë:Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”. Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së […]
“Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës
E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente. Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të […]
Coco Chanel: Vishuni sikur do ta takoni armikun tuaj më të keq sot!
Gabrielle Chanel, e njohur më vonë si Coco Chanel, është një nga gratë që revolucionarizoi botën e modës. Moda kalon, stili mbetet.Bukuria fillon kur t’i fillon të jesh vetvetja.Lumturia nuk është tjetër veçse parfumi i shpirtit tonë.Janë këto tri thënie frymëzuese të Coco Chanel, e cila njihet për diskrecionin e saj, duke mbajtur larg publikut […]