Gati arrestimi për ish ministrin? SPAK përgjigjet: Nuk mund të bëjmë publike informacione…
Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK. I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje. “Një ish-ministër […]
Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!
Në kryeqytetin hungarez u mbajtën tubime të ndara, teksa si partia në pushtet e kryeministrit Viktor Orban, ashtu edhe opozita, u përpoqën ta lidhin këtë ngjarje historike me sfidat dhe qëllimet politike që pritet të përcaktojnë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. “Reuters” shkruan se dhjetëra mijëra mbështetës të Orbanit marshuan të enjten në Budapest […]
Rrëfimi tronditës i drejtuesit të AFP-së në Gaza: Vajza ime e urren fjalën “gazetar”, e lidh me vdekjen
Gjatë një ndalese në Bejrut për shfaqjen e filmit “Inside Gaza”, gazetari palestinez Adel Zaanoun rrëfen për L’Orient Le Jour përvojën e tij në mbulimin e luftës shkatërrimtare në Rripin e Gazës. Lindur dhe rritur në Gaza, Zaanoun drejton zyrën e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në enklavën palestineze, të cilën e ka mbuluar për më shumë […]
Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të veproni për të marrë Certifikatën e Pronësisë
Përgjatë një viti, nga tetori 2024 e deri në tetor 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka legalizuar 28 pallate në Tiranë, duke i hapur rrugë banorëve të pajisen më në fund me Certifikatë Pronësie. Në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund […]
“Shqipëria dhe Mali i Zi më pranë BE-së”, Kovaçeviç: Opozita e mazhoranca të bashkëpunojnë për integrimin
Kreu i Komisionit Parlamentar të BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kovaçeviç, nga Pusteci ka deklaruar se procesi i integrimit europian është një prioritet i përbashkët si për unionin ashtu edhe për vendet e rajonit. “Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët. Në këtë situatë të vështirë gjeopolitike në botë, […]
Ekspertët: Rekomandimet e ODIHR-it të zbatohen pa vonesë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, e domosdoshme
Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit sipas zëvendëskryetarit të KRIIK, Dritan Taulla, është paradoksal, pasi në një anë evidenton përmirësime në ligj, nga ana tjetër ngre problematika serioze. Për RTSH, z. Taulla thekson se gjetjet flasin për demokraci me fasadë të mirë, ndërsa integriteti i zgjedhjeve ende mungon. “Në vetvete, Kodi i ri […]
“SPAK të rishikojë masat e arrestit”/ PS voton e vetme rezolutën për Prokurorinë e Posaçme, PD kundër
Maxhoranca socialiste në Kuvend i ka kërkuar SPAK që të rishikojë mënyrën se si kërkon masat e sigurisë për subjektet që heton dhe lëshon urdhër arreste ndaj tyre. Kjo kërkesë vjen në rezolutën e kuvendit miratuar sot në komisionin e ligjeve me votën e socialistëve dhe votën kundër të anëtarëve demokrat. Në rezolutë për masat […]
Kryenin gjueti të paligjshme/ Arrestohen 5 persona, në Shkodër (DETAJE)
Vihen në pranga 5 persona në Shkodër që u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend […]
Shkelje e barazisë në tendera/ Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun
Prokuroria e Posaçme regjistron emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi. Burime të besuara bëjnë […]
Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit
Të gjithë avokatët do t’i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë. Ishte një vendim i lëshuar nga Dhoma e Avokatisë që vendosi bojkot në shenjë proteste, të seancave gjyqësore, nga data 20 deri më datë 25 tetor pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Përjashtim nga vendimi bënin seancat për përcaktimin e masave të sigurisë. Ulian Barjami u arrestua […]