Mungesa e Berishës dhe Kurtit në tubimin për UÇK, Ali Ahmeti e thotë troç: Nuk është mirë!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Tirana, përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” në Klan Kosova tha këtë të premte, 17 tetor, se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare. Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë. “Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të […]
Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. “Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut […]
E rëndë, vetëvrasje me armë zjarri brenda një poligoni në kryeqytet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit. Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi […]
Ndryshime në rradhët e policisë, ja kush është drejtori i ri që emërohet në krye të Sigurisë Publike
Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike. Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues dhe mori gradën Drejtues i Lartë. Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në […]
Emri/ Dyshohet se vrau veten brenda poligonit në Tiranë, zbulohet identiteti i 35-vjeçarit
Bledi Hasani është 35 vjeçari që dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri brenda poligonit në Tiranë. Poligoni ku ndodhi ngjarja raporohet se ndodhet në afërsi të stadiumit Air Albania. Bledi Hasani sipas burimeve ka qenë klient në poligon, ndërsa ditën e sotme dyshohet se ka kthyer armën nga vetja. Ende nuk ka detaje mbi […]
U përfshi në një aksident me makinë, arrestohet shoferi në Sarandë
Një aksident automobilistik është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës. Automjeti tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo” përballë një hoteli dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike. Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga […]
Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel, Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është hallka më e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë, aq më tepër kur pas hartës së re gjyqësore, të gjitha Gjykata e Apelit në rrethe u shkrinë, dhe çështjet nga mbarë vendi tani kalojnë përmes saj. Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Strategjinë Kombëtare për Uljen e […]
Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë, rekord Veriu
Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere: -Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më […]
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Pesëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të milicive ukrainase u shpallën fajtorë nga një gjykatë ushtarake ruse për pjesëmarrje “në një organizatë terroriste” dhe u dënuan me nga 15 deri në 21 vjet burgim, tha Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë. Ata është thënë se do të vuajnë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë më të […]
VIDEO/ “Liria ka emër”, sot protesta në mbështetje të UÇK-së! Qytetarë nga Kosova drejt Tiranës me flamuj kuq e zi
Qytetarë të shumtë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me tubimin në mbështetje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në orët e para të ditës, në “Rrugën e Kombit” janë vërejtur lëvizje të shtuara, ku dhjetëra automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së po udhëtojnë në grupe […]