Pse u nuk u miratua rezoluta e PD për gjenocidin serb? Balla: E kemi votuar para 26 vitesh
Në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i pranishëm edhe Taulant Balla. Kryetari i grupit parlamentar socialist u pyet nga A2CNN pse u votua kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë. “E rëndësishme është që sot jemi të gjithë bashkë. Një komb, një qëndrim. Për atë që ka nevojë sot kombi ynë, […]
“Dëshimtarët amerikanë po tregojnë fakte në Hagë”, ish-presidenti Moisiu: Liria e Kosovës u fitua me gjak!
Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu, në fjalën e tij në protestën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për lirinë e Kosovës. Mosiu tha se Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së nuk janë kriminelë, por mbrojtës të popullit shqiptar. “Në këtë kuadër, dëshmitarët zyrtarë amerikanë, […]
“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën madhështore që po mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama ka ndarë pamje nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në Sheshin Skëndërbej, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet po protestojnë nën thirrjen “Liria ka emër […]
Përplasje në PD/ Deputeti demokrat “thyen rreshtin”, i bashkohet protestës kundër urdhrit të partisë
Bujar Leskaj, deputeti i PD për Vlorën, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Pas njoftimit se PD nuk do marrë pjesë në këtë protestë, Leskaj me sa duket ka thyer këtë urdhër politik. “Jam këtu për respekt të Hashim Thaçit, drejtuesit politik […]
Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh/ Protesta madhështore pro ish-krerëve të UÇK-së
Ish-presidenti Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” për protestën në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Mesazhi i Mediut: Politika të heshtë, sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi një
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një nga deputetët që ka marrë pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë. “Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo […]
Protestë ndryshe nga të tjerët/ Një nga protestuesit, rrëfen ardhjen e veçantë: Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina
Në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, në një intervistë, u shpreh se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët. Ai ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju […]
Protesta në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish krerëve të UCK që po gjykohen në Hagë. Rama ka publikuar një video nga pjesëmarrja e shqiptarëve në protestë, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjen UÇK, UÇK. Zemra mal shkruan Rama bashkëngjitur […]
VIDEO/ “Ke thyer urdhërin e partisë” – Bujar Leskaj nuk përmbahet: E kush po e rruan për….
Bujar Leskaj, ndryshe nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, ka vendosur të marrë pjesë në protestën pro UÇK-së në sheshin “Skënderbej”. Ai është pyetur nga një gazetare, për këtë fakt, pra që ka thyer urdhërin e partisë. Por Leska është përgjigjur shkurt: “E kush po e rruan për…”
Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun
Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’ në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Lexo edhe :Related Posts Po ashtu disa prej tyre kanë mbajtur në duar edhe flamujt e UÇK-së. […]