“Je i fortë ti?!” – Goditja e të miturit me thikë pse i pa shtrembër, dy në pranga
“Pse më sheh shtrembër dhe pse bën si i fortë?” Ky ka qenë shkaku i konfliktit mes 5 të miturve dje në Kamëz, që çoi në plagosjen me thikë të dy prej tyre. Policia e Tiranës ka arrestuar dy të mitur të identifikuar si autorët e plagosjes së bashkëmoshatarëve të tyre 16-vjeçarë. Sherri, që përfshiu […]
Një ditë pasi Gjykata e Larta la në qeli Veliajn, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata. Kujtojmë që Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale […]
Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit, i hiqet masa e pezullimit nga detyra
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kreut të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyrit, për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”. Sipas vendimit të gjykatës, është konstatuar se masa e sigurisë ka humbur fuqinë, duke i hapur rrugë rikthimit të Myzyrajt në ushtrimin e detyrës së tij. […]
Kandidatët për drejtues të BKH-së, nis verifikimi për pasurinë dhe pastërtinë e figurës
Komisioni i posaçëm për verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për kandidatët për drejtues të Byros Kombëtare të Hetimit (BKH) ka nisur mbledhjet për shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar nga institucionet përgjegjëse. Komisioni ka marrë dokumentacion të detajuar nga të gjitha organet përkatëse me qëllim verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës së 7 […]
“Policia t’i rrëzojë dronët”, reagimi i ashpër pas paralizimit të aeroportit të Mynihut
Kryeministri i landit gjerman të Bavarisë ka deklaruar se policia duhet të ketë autoritetin për të rrëzuar dronët e dyshuar, pasi objekte të tilla ajrore shkaktuan mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Mynihut, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar. “Incidentet me dronë tregojnë presionin intensiv me të cilin po përballemi. Nga tani e tutje, politika […]
Palmer zbulon pesëshen e ëndrrave, zgjedh dështimin e Premier League para CR7 (Video)
Cole Palmer ka zbuluar pesëshen e tij të ëndrrave pa Cristiano Ronaldon; zgjedh ish-yllin e Premier League që luajti për herë të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka zgjedhur ekipin e tij të ëndrrave, duke e mbajtur Cristiano Ronaldon jashtë pesëshes. 23-vjeçari zgjodhi çuditërisht ish-mesfushorin e Premier League, Ravel […]
HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 4 Tetor 2025
Nga Paolo Fox DASHI Nuk ju mungon energjia, por mund të ndiheni pak të ndarë midis asaj që dëshironi dhe asaj që “duhet” të bëni. Mos e shtyni shumë: vendimi që merrni tani do të bëjë diferencën në ditët në vijim. Në dashuri: më shumë pasion, më pak krenari. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox […]
AMP arreston oficerin e policisë, kapet me një sasi të konsiderueshme droge
Një operacion i AMP ka vënë një pranga një oficer policie i cili është kapur në zonën e Freskut me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Gazetari Elton Qyno bën të ditur se oficeri i policisë u kap brenda ambienteve të një lokali ku në çantë iu zbulua në qese e konsiderueshme droge.
Rekrutimi i vajzave nga Amerika Latine për prostitucion në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona në Kolumbi, vijon hetimi
Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane dhe ndërkombëtare, ka çuar në arrestimin e 10 personave në Kolumbi. Prokurori i çështjes dhe përfaqësues të strukturave hetimore shqiptare ndodhen aktualisht në Kolumbi për të ndjekur nga afër zhvillimet. Operacioni është mbështetur nga projekte dhe agjenci të BE-së, […]
Skandali me ilaçin për kancerin, KLSH: Qindra pacientë pa ilaçin jetik, 4000 flakonë zhduken pa gjurmë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me kancer gjaku. Sipas raportit të auditimit, pavarësisht planifikimeve dhe kontratave, pacientët kanë mbetur pa trajtim për periudha të gjata, duke cënuar drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre. Gjendja në […]