“Mos bëni investime të nxituara, financat janë të qëndrueshme.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Dashi Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe është një ditë e mirë për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella. Në punë mund të përballeni me disa sfida të vogla, por aftësia juaj për t’u përshtatur ju ndihmon të gjeni zgjidhje kreative. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni pushimin. […]
Shfaqje të papritura në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët. “Mirëmëngjes dhe me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në […]
Avokati: Politikanë porositën vrasjen e gjyqtarit Konomi, u prishën interesat për pronat në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit
Avokati Idajet Beqiri thotë se interes për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, 14 vite më parë, kanë pasur politikanë që kontrollonin mafien e tokave në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ky krim i rëndë duhet të hetohet nga SPAK. […]
Rubio vizitë në Izrael, takim me Natanyahun/ Do diskutohet mundësia e aneksimit të pjesshëm të Bregut Perëndimor
Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael. Sipas Departamentit të Shtetit amerikan, qëllimi i udhëtimit të Rubio është të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për Izraelin, para njohjes së mundshme të një shteti palestinez nga disa shtete të tjera në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më herët, Rubio ka deklaruar për […]
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk në SHBA jetonte me partneren transgjinore
Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me një person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, që është transformuar nga burrë në grua, raporton FoxNews. Ky person ka bashkëpunuar plotësisht me FBI-në për hetimin e kësaj ngjarje. Një zyrtar […]
FSHF krijon një hapësirë për trajnimin e fëmijëve online
Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar një hapësirë të veçantë në website-n zyrtar fshf.org, për t’u ardhur në ndihmë trajnerëve të fëmijëve të moshave 5–8 vjeç dhe 9–11 vjeç. Kjo dritare e emërtuar Coaching do të jetë falas dhe mund të aksesohet nga kushdo që trajnon fëmijët e këtyre grupmoshave në Shqipëri. Drejtori Teknik i […]
Temperatura arrijnë deri në 33 gradë…parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites. Pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje, ndërkohë që temperaturat do të […]
Eurobasket, finale/ Gjermani-Turqi, shqiptari nga Tropoja lideri absolut i turqëve
I lindur në Tropojë, Erxhan Osmani (2.13 m, 27 vjeç) e ka nisur sportin e basketbollit në Shqipëri për të kaluar në Kosovë e më pas (nga 2022) është bërë lojtar i kombëtares turke. Sot në Riga të Letonisë me fillim orën 20:00, finalja e Kampionatit Europian të Basketbollit midis kampionëve të Botës në fuqi, […]
Eklipsi diellor i 21 shtatorit sjell ndryshime të mëdha për 4 shenja të zodiakut
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe shërbimin, ndaj ndikimi i eklipsit do të ndjehet si një shtysë për të riorganizuar jetën, për të hequr dorë nga ajo që nuk na shërben më dhe për të përqafuar modele më të shëndetshme sjelljeje. […]
Priten reshje shiu në këto zona, ja parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas SHMU-së, parashikohen alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat […]