Mjekët po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore
Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm. Në 6-mujorin e parë të këtij vihet re një rënie e numrit të mjekëve që kanë kërkuar tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë pranë Urdhrit të mjekëve, dokument pa të cilin nuk mund të punësohen në asnjë klinike […]
“Muze me AI”, Rama: Në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh
Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale. “Në […]
Keni lindur në verë? Mund të jeni më të fortë dhe më të shëndetshëm, ja pse
Një studim interesant hedh dritë mbi një fakt befasues: foshnjat që lindin gjatë muajve të verës priren të jenë më të rënda në lindje dhe më të gjata kur arrijnë moshën madhore. Sipas shkencëtarëve, ky avantazh lidhet drejtpërdrejt me një element kyç – vitaminën D. Gratë shtatzëna që kalojnë tremujorin e dytë dhe të tretë […]
Rama “piketon” synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’do ketë më pagesa me cash
Kreu i qeverisë në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës. Sipas Edi Ramës, deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë digjitale, një synim që edhe më herët e ka cekur. “Duhet ta kalojmë në […]
Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet
Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë në banesë. Ajo pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku bashkëshorti i saj ka kryer analizat, nuk e kanë diagnostikuar si duhet. “Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. […]
Dy vatra zjarri mbeten aktive në Dibër/ Parku Kombëtar i Lurës vazhdon të jetë problem për shuarjen e flakëve
Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë përqendruar forcat operacionale, por nuk po arrihet të vendoset nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë të terrenit dhe intensitetit të madh që ka […]
(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të Premte se po shtohen hapësirat publike për qytetarët dhe turistët në plazhet përgjatë bregdetit të Durrësit. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se shtimi i hapësirave publike do t’u japë qytetarëve më shumë akses gjatë pushimeve verore. “Shtohen […]
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Pas një takimi maratonë që zhvilloi këtë të premte me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve në Berat, kryeministri Rama u ndal tek të gjitha propozimet që kishte marrë nga ekspertët e fushës. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare kritikoi bankat se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me digjitalizimin […]
Ministër për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, historike
Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet planit, pasi e artikuloi fillimisht idenë e një kabineti qeveritar me Inteligjencë Artificiale. Gjithashtu gjatë fjalës së tij në Berat, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se në kabinet do të ketë edhe një ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur […]
Irani u kërkon evropianëve të heqin dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së. Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë […]