Berisha përballë drejtësisë për aferën ‘Partizani’, avokati: Epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund
Më 21 korrik, Sali Berisha do të përballet për herë të parë në gjykatë për dosjen e bujshme “Partizani”, një ngjarje që shënon një moment historik për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Ish-kryeministri Berisha, nën akuzë për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, do të përballet me një proces që mund të ndikojë thellësisht në […]
Aksioni në Theth, Braçe: Perspektiva e atij vendi s’mund të jetë dominimi nga paratë e krimit!
Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike.Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo […]
Tritoli në shtëpinë e Talo Çelës/ Skerdi Tase rrëfehet në GJKKO: Morëm porosi nga Dumani, rrugën ma tregoi…
Vijon të dëshmojë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase, në kuadër të procesit ‘Plumbi i Artë’. Tase thotë se për vendosjen e tritolit në banesën e Talo Çelës, porosinë e kishte marrë nga Nuredin Dumani. Ai shton se tek rrethrrotullimi i Rinasi mori 2 copa të mëdha me tritol për atentatin. Skerdi Tase: Takohesha […]
“Keni 5 ditë kohë ose…”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Ka nisur ditën e sotme një aksion kombëtar për lirimin e hapësirave publike edhe në qytetin e Shkodrës. Kryebashkiaku Benet Beci ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni, ku grupe të efektivëve të Policisë shkojnë nëpër biznese duke iu sqaruar pronarëve të tyre që hapësirat publike që kanë zënë përbëjnë shkelje ligjore dhe […]
Urdhri i Ramës për dorëheqjen e drejtorëve/ Ja cilat janë bashkitë që e kanë zbatuar përpikmërisht
Prej dy ditësh ka nisur vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e strukturave drejtuese në pushtetin vendor. Në disa bashki kryesore të vendit, si Fieri, Durrësi, Vlora, Korça dhe Gjirokastra, dorëheqjet janë dorëzuar në mënyrë zinxhir. Të martën, dorëheqje janë regjistruar edhe në bashkitë Vau i […]
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë. Sipas policisë u proceduan penalisht dy shtetas që kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat. Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim […]
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz. Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të tyre. Ministri në këtë takim ka vlerësuar Gjermaninë si partner kyç strategjik në procesin e […]
Berisha takim me deputetët e Bundestagut gjerman: U fola për farsën e 11 majit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim deputetët gjermanë, Tilman Kuban, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE dhe Zëdhënës për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, si edhe Dr. David Preisendanz, anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së. “Vizita e tyre në Tiranë është një dëshmi e vëmendjes […]
Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka paraqitur dorëheqjen e tij, vetëm një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky e propozoi atë për postin e ministrit të ri të Mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, Zelensky ka propozuar Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të marrë drejtimin e qeverisë si kryeministre e re. Shmyhal ka shërbyer si […]
Osmani: Serbia një shtet agresor, Kosova asnjëherë nuk ka pushtuar territore, duam vetëm të mbrojmë pavarësinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur akuzat ndaj Serbisë se po vepron si një dorë e zgjatur e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Nga Letonia, ku ndodhet për një vizitë zyrtare Osmani tha se nuk ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë por agression nga Beogradi dhe mbrojtje nga Prishtina. “Ne nuk duhet ta […]