Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin për ‘luftën’ me IKMT
Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët, marrë shkak nga situata e gjendur, janë mbledhur pranë Kishës, së bashku me burrat e Dukagjinit të bashkuar. Pamjet tregojnë kuvendin e Thethit, të ulur këmbëkryq, teksa diskutojnë se cili […]
Magjeps talenti i Barcelonës/ Mbushi 18 vjeç, Jamal jep premtimin e madh për tifozët e zjarrtë: Padyshim që…
“U them tifozëve të Barcelonës. Ne do jemi këtu, do luftojmë, dhe padyshim do të sjellim kupën e Ligës së Kampioneve në shtëpi”, u shpreh Jamal. Lamine Jamal mbushi sot 18 vjeç. Talenti i Barcelonës, që po i magjeps të gjithë në dy sezonet e fundit, e sheh veten në qendër të vëmendjes. Vetëm 18 […]
Begaj takim me Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor vendimtar shtetformues
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhej në vizitë një ditore në Ohër, ku nuk munguan dhe takimet me figura të larta politike. Kreu i shtetit shqiptar, zhvilloi një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndau disa foto nga ky takim, teksa shprehet se është kënaqësi bisedimi […]
Siguria detare/ Policia aksion në plazhe, bllokohen 36 mjete lundruese, shpëtohen 18 pushues
Mjetet janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktiviteti jahstë zonave të miratuara apo pa dokumentacion. Policia Kufitare gjatë javës së fundit ka bllokuar 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman. Drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me 100.000 lekë gjobë. Gjithashtu përgjatë javës janë shpëtuar në det 18 shtetas, të cilët ndodheshin […]
Goditje dhe kërcënime ndaj të moshuarit/ Policia shpall në kërkim dy autorët në Shkodër
Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikishte një 60-vjeçar për motive të dobëta. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit A. T., 50 vjeç, dhe F. A., 25 vjeç, […]
Kontrolli e nxjerr zbuluar/ Procedohet nga policia 23-vjeçari, i gjendet kokainë në mjetin e tij
Bëhet me dije se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Një 23-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël kokaine. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Njoftim i […]
Panik në Vlorë nga lëkundjet e tërmetit/ Ja magnituda që goditi qytetin
Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe. Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57 me orën lokale (09:57 UTC), me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter. […]
Sukses në menaxhimin e eventeve sportive/ Vlerësimi i dytë për Policinë e Shtetit, për masat në Giro d’Italia
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, me porosi të Presidentit të Unionit Europian të Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, kaskën e një prej çiklistëve të ekipit Movistar që mori pjesë […]
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndau disa foto nga ky takim, teksa shprehet se është kënaqësi bisedimi me Ahmetin. Po kështu, Begaj thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues, ashtu sikurse dhe mbështetës […]
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është liruar një hapësirë e përbashkët pallati, e kthyer në mënyrë të paligjshme në vendparkim automjetesh, në rrugën “Medar Shtylla”. Për rastin u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Pushtimi […]