“Pearl Harbor i Moskës”: Një eskalim i rrezikshëm në luftën Rusi-Ukrainë
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në një fazë të re dramatike. Një sulm i papritur dhe jashtëzakonisht i fuqishëm nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës, të shtunën më 31 maj, ka dhënë një goditje të fortë kapacitetit bërthamor të Rusisë, duke e vendosur Vladimir Putinin përballë një zgjedhjeje të rrezikshme: reagim me armë bërthamore apo përmbajtje […]
Inter pa trofe por me arkën plot e bilanc pozitiv, Champions League i sjell klubit 190 milionë euro
Mund të jetë pak ngushëllim për tifozët, por shifrat nga ky sezon i Champions League, pavarësisht epilogut, mbeten rekord. Dhe ata krijojnë perspektiva të reja. Inter do të mbyllë sezonin më 30 qershor me bilancin më të mirë në historinë e tij: të ardhurat më të larta ndonjëherë për një skuadër italiane. Sipas vlerësimeve, xhiroja […]
Policia me dorë të hekurt, 500 arrestime në Paris gjatë festimeve për Champions League
Luftë guerile mes ultrasve dhe policisë deri në agim pas triumfit të PSG në Champions League. Shpërthime, fishekzjarre të përdorura si armë kundër policisë, gaz lotsjellës, makina në flakë dhe gati 500 arrestime. Ky është bilanci i natës së festës në Paris, ku një grua me skuter u përplas nga një makinë gjatë festimeve dhe […]
Gigio, lamtumirë Parisit? Kontrata drejt skadimit, pa rinovim, dy gjigantë e ndjekin. Prapaskenat
Në “Allianz Arena” të Mynihut, Gianluigi Donnarumma ishte një spektator i privilegjuar, por në këtë triumf të PSG-së në Champions League, italiani ka lënë vulën e tij. Madje, më saktë, duart e tij. Donnarumma ka arritur objektivin për të cilin kishte zgjedhur Parisin 4 vite më parë, por pikërisht në mbrëmjen më të bukur të […]
Ylli i NBA nën akuzë për dhunë seksuale ndaj një gruaje, lojtari mohon: Shpifje
2 Qershor 2025 9:58 Telesport Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson është akuzuar për përdhunim në Los Angeles. Një grua me të cilën ai dyshohet se kishte një lidhje paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten duke pretenduar se Williamson e përdhunoi atë në një apartament në Beverly Hills […]
Nesër provimi i Gjuhës së Huaj, rregullat që duhet të kenë parasysh maturantët
Maturantët do t’i nënshtrohen nesër (3 qershor) provimit të Gjuhës së Huaj, ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat që duhet të kenë parasysh të gjithë nxënësit. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30, por të gjithë maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës që në orën 08:30. Ata […]
Hasani intervistë për “TA NEA”: Të gatshëm për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me Greqinë
Në prag të vizitës në Athinë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka dhënë një intervistë për gazetën greke TA NEA. Në intervistën me gazetaren greke Maria Mourelatou, kreu i diplomacisë shqiptare thekson se Shqipëria mbetet e angazhuar për dialog të hapur me Greqinë mbi të gjitha çështjet dypalëshe të mbetura pezull, përfshirë marrëveshjen […]
Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një […]
Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë. Lajmin e ndau në rrjetet sociale më herët, vetë kryeministri Edi Rama, duke informuar se homologia e tij italiane Giorgia Meloni, i solli dokumentin final të procesit ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë gjatë […]
Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, pas një gare tepër të ngushtë që mbajti vendin në tension. Rezultati është bërë i ditur nga agjencia polake e lajmeve Pap, e cila citon të dhëna nga […]