Bislimi: Parashihej takim trepalësh në Bruksel, pala serbe hasi në probleme
Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, pas takimit të mbajtur në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte takimi i parë në formë bilaterale me Sorensen-in që nga emërimi i tij në këtë pozicion.Bislimi ka thënë se ishte paraparë që sot të mbahej një takim trelateral, […]
Investimet në arsim, transformohet shkolla ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan, Rama: Në shtator, 350 nxënës do ulen në klasa moderne!
Qeveria qendrore dhe vendore vijojnë investimet në institucionet arsimore në vend. Një prej tyre është edhe shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, e cila po i nënshtrohet një transformimi tërësor. Lajmin e ka dhënë sot vetë kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “punimet po ecin me ritme të larta çdo ditë”. […]
PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S’ishin zgjedhje europiane! Balla: Po bllokoni integrimin
Zgjedhjet mbaruan dhe palët iu rikthyen sërish debatit dhe retorikës politike në pozitat e fituesve dhe humbësve. Për opozitën zgjedhjet e 11 majit ishin hapa pas në procesin e integrimit europian “Vetëm zgjedhje europaine nuk ishin, një mundësi e humbur. Këto zgjedhje të konfirmuara edhe nga OSBE treguan që jo vetëm nuk jemi gati, por […]
“Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një destinacion turistik magjepsës, me natyrë të egër, peizazhe të paprekura dhe një përzierje unike të Evropës dhe Ballkanit. Në një artikull të fundit të publikuar në platformën prestigjioze “Lonely Planet”, gazetari Joel Balsam e përshkruan Shqipërinë si “një enigmë që të lë pa frymë” […]
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së
Flutura Açka, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh në një intervistë në News24 se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Sali Berishës, por nënvizoi se […]
“Me charter për të ndjekur finalen e Champions League”/ Berisha del blof, Rama udhëtoi në Mynih me klasë ekonomike
Sali Berisha në një konferencë nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me charter për të ndjekur finalen e Champions League në Mynih. Madje, Berisha e shfrenoi fantazinë edhe më tej, duke thënë se kreu i qeverisë ka paguar biletë 40 mijë euro për të siguruar një vend në stadium për të parë […]
Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat
Në procesin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës, u paraqitën për të dëshmuar pesë të mitur, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Siç raporton Klan News, mes tyre dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa familjarët e […]
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
“Një grup arkeologësh në Kodrat Bishçukas të Lushnjës po kryhen zbulime të rëndësishme arkeologjike. Ata po punojnë në dy sondazhe të ndryshme, ku deri tani kanë hasur në struktura, si një mur rrethues, kolona, varreza apo kishë. Mbetet për t’u parë cilës periudhë i përkasin, ose të mesjetës ose të periudhës së vonë ilire”, raporton […]
Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Mbi vullkanin Etna, një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi. Edhe pse aktualisht nuk raportohet ndonjë incident, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania, thotë se ka pasur një rrjedhje piroklastike të vullkanit, i cili vijon me shpërthime me intensitet të lartë dhe thuajse […]
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë. […]