Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE
Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga organizata joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID. Sipas shifrave zyrtare, 32 për qind e serbëve besojnë se statusi i Kosovës, apo thënë ndryshe mos njohja, është pengesa kryesore […]
Arrestohen bashkëpunëtorët e “Zotit” shqiptar të drogës në Itali
Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti, por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan. Tre personat e tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për bashkëpunim […]
“Krenar që më do Shqipëria”, sulmuesi i Gjermanisë: Nëna ime i ka rrënjët aty!
Ai është ende një nga lojtarët më të rinj në skuadrën gjermane për Kampionatin Evropian, por edhe një nga më të dalluarit. Nelson Weiper, sulmuesi qendror i shpresave, është golashënuesi më i ri në historinë e Mainz 05. 20-vjeçari gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Evropian U-21 dy vjet më parë dhe, të paktën teorikisht, mund […]
Irani: Nuk do të ketë bisedime me SHBA-të pa u ndalur sulmet izraelite
Zyrtarët iranianë kanë bërë të qartë gjatë takimit në Gjenevë me përfaqësues evropianë se nuk do të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore, nëse Izraeli nuk ndalon sulmet ndaj Iranit, raporton CNN duke cituar një zyrtar perëndimor me dijeni mbi diskutimet. Zyrtarët iranianë kanë theksuar se nuk mund të […]
Pronarët kthehen në punëtorë në Shqipëri: Të huajt vijnë pa eksperiencë ose largohen pas 2 muajsh
Janë pasojat e asaj që pritej. Puna nuk u vlerësua, njerëzit produktivë u larguan andej nga ajo vlerësohet, të huajt vijnë e ikin duke mos i dhënë zgjidhje nevojës për fuqi punëtore dhe si përfundim: pronarët po kthehen në punëtorë për të shpëtuar biznesin apo sipërmarrjen 1 në 16 punonjës në të gjithë vendin sipas […]
Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Nuk largohem
Kingsley Coman nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich, pavarësisht se klubi gjerman e kishte futur atë në listën e shitjeve këtë verë. Drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, kishte planifikuar që shitja e Coman të sillte rreth 35 milionë euro në arkat e klubit. Madje, së fundmi qarkulluan spekulime për një transferim të […]
Rrëfimi i Arben Malajt: Dritëro Agolli & Fatos Nano e kthyen PS-në në parti moderne!
Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ku u fol për të majtën shqiptare ndër vite, ishte ish-ministri i Partisë Socialiste, Arben Malaj. Ai tha se në tranzicionin politik të vendit, PS-ja e paravitit 2005 ishte forca demokratike e parë në vend. Sipas tij kontributi i Fatos Nanos, Dritëro Agollit dhe shumë personaliteteve e kthyen […]
Trump: Duhej të kisha fituar Çmimin Nobel për Kosovën dhe paqen në botë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se meriton Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij në disa zona konflikti në botë, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se ky vlerësim po i mohohet për arsye politike.Duke folur të premten për gazetarët, Trump u pyet lidhur me sugjerimin e ish-kongresistit republikan […]
Matura Shtetërore 2025/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ja linku ku mund të gjeni notat
Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj. Provimi i parë […]
Kishin dalë me varkë për të peshkuar dhe rrezikuan jetën nga moti i keq, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen
Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen. Në sallën operative […]