Palmerias udhëheq ndaj Al Ahli, rreziku i furtunës ndal ndeshjen…
Pas Paçuka- Salsburg (afro një orë) mëngjesin e sotëm vjen ndalesa tjetër e një ndeshje të Kupës së Botës për Klube për shkaqe të motit. Palmerias udhëheq 2-0 ndaj Al Ahli teksa zhvillohej minuta e 61′ e takimit të Grupit A në ‘MetLife Stadium’, rreziku i furtunës ndal ndeshjen. Ishte spikeri i stadiumit dhe njoftimi […]
VIDEO / Çfarë diskutoi Rama me kryebashkiakun e Vlorës? Dalin pamjet e bisedës së tensionuar…
Pas fjalimit të kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama para xhaketave rozë për festën e 34-vjetorit, ai u ndal mes kolegëve për të shkëmbyer disa fjalë dhe për t’u ritakuar me ‘ta. Ajo që ra në sy, ishte se Rama u ndal në një bisedim paksa më të gjatë me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal […]
“Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr!”, Rama batuta me socialistët: Zysh Arta nuk më ndahet!
Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat me socialistët e pranishëm në selinë rozë me rastin e 34-vjetorit të krijimit të PS, ku përmendi Arta Daden dhe Gramoz Ruçin. Teksa falenderoi të pranishmit, Rama u ndal te Dade, për të cilën u shpreh se nuk i ndahet asnjëherë, ndërsa i tha: “zyshe, shyqyr që […]
VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot transferimin e pronave shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit Niko Dovana” në Durrës. Vendimi i qeverisë synon zhvillimin e zonës përreth stadiumit dhe krijimin e hapësirave moderne sportive dhe komunitare. Korporata e Investimeve Shqiptare është autorizuar të veprojë […]
Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit
Pushuesit në një nga plazhet e Sarandës u surprizuan sot nga një pamje e rrallë dhe e mrekullueshme, kur një breshkë e llojit ‘Caretta-caretta’ u shfaq pranë bregut. Kjo lloj breshke, e njohur edhe si breshka e gjelbër, është ndër speciet më të njohura në bregdetin shqiptar, veçanërisht gjatë verës kur ato afrohen në plazhe […]
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli, 48 orë në pritje të vendimit të SHBA-ve! Çfarë pritet të vendosë Trump?
Izraeli pret vendimin e Trump për t’iu bashkuar sulmeve kundër Iranit brenda 48 orëve Izraeli është në pritje të një vendimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të përcaktuar nëse SHBA do t’i bashkohet sulmeve kundër Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar izraelit për median The Times of Israel […]
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të Vorës, në orën 16:00 të ditës së sotme. Pak minuta më pas, një tjetër tërmet, këtë herë më i vogël, me magnitudë 2.1 është regjistruar pak kilometra më larg, me epiqendër në afërsi të Krujës. Lëkundjet janë raportuar nga banorët e zonës […]
LIVE / PS feston 34-vjetorin e themelimit, Rama: Integrimi në BE, objektiv i afërt!
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para socialistëve në takimin festiv me rastin e 34-vjetorit të themelimit, u shpreh se socialistët nuk lodhen së fituari pasi marrin përgjegjësi për sfidat që ka vendi. Kryeministri gjithashtu shtoi se skuadra e Partisë Socialiste ka treguar që është e jashtëzakonshme. Rama në fjalën e tij u ndal […]
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Partia Socialiste zhvillon sot një takim festiv me rastin e 34-vjetorit të themelimit, ceremoni e cila pritet të zhvillohet në selinë qendrore të PS. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, në këtë event simbolik do të mbajë fjalën e tij Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama, në prani të […]