Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i Qeverisë
Të moshuarit shqiptarë do të marrin pension të 13-të. Sipas Dokumentit Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, të cilin e ka siguruar A2 CNN, rezulton se qeveria planifikon që ky objektiv të arrihet brenda vitit 2030. Ky plan kombëtar për moshën e tretë do të përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale […]
“11 Maji, farsë dhe teatër i pushtetit”, Gjekmarkaj: PS po e vret Republikën nga frika, jo nga kurajo!
Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit. Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar. Agroni Gjekmarkaj: Sot nuk ngrihem për të komentuar […]
Braçe i kujton PD-së zgjedhjet e 1996: Ju kishit 156 deputetë, ne vetëm 9. Kjo quhet vjedhje!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me akuzat e opozitës për parregullsi dhe vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë. Braçe kritikoi ashpër retorikën e opozitës, duke kujtuar zgjedhjet e vitit 1996 si shembull të manipulimit elektoral. “Unë dua të them dy […]
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Ministri Taulant Balla i kërkoi demokratëve që ta mbyllin në shtëpi Sali Berishën, pasi sipas tij turpëroi shtëpinë dhe vendin e vet me gjërat që thotë kundër Shqipërisë. Ai i tha opozitarëve që të pranojnë humbjen dhe të kthehen në shtator me ata që kanë tepruar nga PD. “Ka ardhur momenti, që ne e mirëkuptojmë, […]
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së deputetëve të opozitës, duke u shprehur se nuk mund të bëhet opozitë në dyert e Brukselit. Sipas saj atë që nuk e bën racisti më i fundit në Europë, e bën në syrin e ndërkombëtarëve kryetari i opozitës, Sali Berisha. “Nuk bëhet opozita në dyert […]
Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë që në Tiranë zhvillon punimet seanca plenare. Në një tryezë me kryesinë e PD në kryeqytetin belg, ai rreshtoi “aktivitetin” e bandave kriminale në vend, që sipas tij drejtojnë edhe procesin elektoral. “Në 2020-ën, Edi […]
Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin me trafikim droge. Këto persona u arrestuan falë finalizimit të operacionit mes SPAK dhe autoriteteve të Finlandës, më 2 qershor. Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit: Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, […]
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të mbahet të shtunën, e 7 qershorit, në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”. Përmes një postimi në rrjete sociale, TKZ njoftojnë se për ta nuk ka rëndësi prezenca në stadium, duke shtuar se do të jenë aty […]
Nuk do të jenë në stadium, ‘Tifozat Kuq e Zi’ zbulojnë ku do të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Serbi
Pak ditë më parë, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ), bëri të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Arena Kombëtare”, në përballjen Shqipëri–Serbi më 7 qershor, për shkak të pakënaqësive të tyre ndaj mënyrës së ndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). FSHF kishte […]
5 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, thirrje për veprim në mbrojtje të natyrës
Sot, më 5 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë e rëndësishme ndërkombëtare e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1972 dhe e festuar çdo vit që nga 1973. Kjo ditë ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e natyrës dhe planetit tonë. Tema e këtij viti është […]