Autoritetet serbe arrestojnë ish-deputetin e Kosovës, MPJ: Vendim arbitrar, të lirohet menjëherë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se sot gjatë ditës, autoritetet serbe kanë arrestuar në Merdarë, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Gramos Agushollin, që ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni. Sipas njoftimit zyrtar, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të vendeve të […]
Alma Arrazi u hodh në Bunë bashkë me tre fëmijët prej dhunës së bashkëshortin, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg Erdgys Arrazin
4 vite burg do të vuajë Erdgys Arrazi për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi e cila në kushte të rënduara psikologjike u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët. Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e […]
Nis nesër në Shqipëri “Defender Europe 2025”/ NATO tjetër mesazh force Rusisë, qindra trupa stacionohen në vendin tonë
Të martën në mëngjes, Shqipëria do të shndërrohet në arenën kryesore të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të zhvilluara ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. “Defender Europe 2025”, një operacion i orkestruar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), do të sjellë në terren dhjetëra mijëra trupa nga SHBA, vendet anëtare […]
U bë virale videoja e incidentit me Brigitte, reagon Macron: Po bënim shaka!
Presidenti francez Emmanuel Macron mohoi të hënën çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij Brigitte, pasi një video e shfaq atë duke ia shtyrë fytyrën ndërsa mbërritën në Vietnam për një vizitë diplomatike. “Video të pakuptimta dhe thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh”, shprehet Macron. Ai shpjegoi se edhe video të […]
Koçiu: 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore
Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ripërsëritur sot thirrjen për […]
Masat e BE-së ndaj Kosovës: Qindra milionë euro të pezulluara, disa të humbura
Që prej qershorit të vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë – me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani mund të arrijë në qindra miliona euro.Një raport i publikuar sot, nga Instituti për Studime […]
Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!
Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”. Ai sqaron […]
“Importi” i kanabisit kthehet në fenomen në Shqipëri
Trafiku i kanabisit nga jashtë, është kthyer në një fenomen shqetësues për policinë, e cila krahas luftës me kultivimin brenda Shqipërisë, tashmë po përballet dhe me importin e hashashit. Kryesisht kjo lloj drogë vlera e së cilës në treg arrin në 30 Euro grami trafikohet nga vende si SHBA, Kanadaja apo Tajlanda. Çmimi që ajo […]
Panik në ajër/ Pasagjeri tenton të hapë derën, avioni bën ulje të detyruar
I nisur nga Tokio drejt Teksasit, një fluturim i kompanisë japoneze All Nippon Airways (ANA) është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Seattle, pasi një pasagjer tentoi të hapte një nga dyert e emergjencës në mes të fluturimit. Ngjarja ndodhi kur fluturimi ANA 114 devijoi kursin vetëm disa orë pas nisjes për shkak të, […]
3-vjeçari mposht kancerin/Spektakël tullumbacesh në qiell, njerëzit krah familjarëve
Qielli në qytetin e Stambollit u shndërrua në një spektakël të vërtetë ngjyrash për shkak të mijëra tullumbaceve që u lëshuan për këtë vogëlush. Për qytetarët e Stambollit ishte një festë fitorja e 3-vjeçarit ndaj sëmundjes së kancerit. Babai i tij, në rrjetet sociale kishte shkruar se dëshira e tij ishte të lëshonte tullumbace në […]