Çmimet po rriten, edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”
Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet rregullave të tregut, kërkesës dhe ofertës. Ku kërkesa rritet, oferta shtrenjtohet. E njëjta po ndodh në prag të sezonit masiv turistik veror. Në raport me një vit më parë, akomodimi në hotele […]
“Berisha, si Enveri në PD”, Lapardhaja: Demokratët kërkojnë alibi për 11 majin, dolën më keq se me Bashën
Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura të reja, ashtu sikurse as mund të mendohet largimi i tij nga PD për të respektuar pikërisht atë statut që votoi në Kuvendin e partisë si “Neni Basha”, pas humbjes së […]
80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit
Teatri Kombëtar, institucioni që prej dekadash mbart dhe përcjell vlerat më të mira të artit skenik shqiptar, shënoi 80-vjetorin e themelimit. Ky teatër u përurua si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj të vitit 1945, ku me regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, që u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit […]
“Kodi zgjedhor të ndryshohet urgjentisht”, Baçi: Berisha duhet të heqë dorë nga politika
Analisti Agim Baçi, njohës i mirë i çështjeve politike, i ftuar në “Opinion” në Neës, u shpreh se Shqipëria ka nevojë urgjente për një kod të ri zgjedhor, pasi me aktualin nuk shprehet realisht vullneti i qytetarëve në votime. Sipas Baçit, ka ardhur koha për një ridimensionin të politikës, me gjithë forcat opozitare, të vogla […]
“Buallicë…”/ Sara Mile i kundërpërgjigjet Andi Bushatit: Dhunues publik! Bullizues që intimidon vajzat
Sara Mila, kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura në Elbasan. Dhe për këtë arsye, emri i saj prej disa ditësh është kthyer në temë debatesh dhe akuzash, si e sponsorizuar nga krimi. Sot, Sara Mila ka reaguar në rrjetet sociale […]
“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Një tjetër projekt i bukur do t’i shtohet kryeqytetit tonë. Bëhet fjalë për “Tirana Moons”, vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”. Kështu ka njoftuar në një postim në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndër të tjera shtoi se ky instilacion do të jetë […]
Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan Auron Dodi. Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrindti tha pak ditë më parë në një vizitë pranë Kiefersfelden, pikë kontrolli kufitar e Gjermanisë me […]
Kreu i PD Delvinë del në mbrojtje të Shpëtim Ahmetit, pavarësisht skandalit me emigrantë të paligjshëm: Jemi me Sali Berishën
Kur mendon se politika shqiptare nuk ka më me çfarë të befasojë, shfaqet në skenë Erigers Hamiti, kryetari i degës së PD në Delvinë, me një postim që më shumë ngjan me skenar humori. Pas sekuestrimit nga autoritetet greke të një autobusi të kompanisë “Ahmeti Travel” – në pronësi të kreut të PD Sarandë, Shpëtim […]
Ushqimet që mund tu shkaktojnë dhimbje koke
Hulumtimet kanë treguar se edhe ushqimet e zakonshme si djathi mund të shoqërohen me shkaktimin e dhimbjeve të forta të kokës tek disa njerëz. Arsyeja është përmbajtja e tyre e tiraminës, një kimikat që dyshohet se shkakton një lloj reaksioni alergjik në formën e dhimbjes së kokës kur hyn në trup. Shihni se cilat ushqime […]
Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat në veri, Albin Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pas komenteve ndaj diplomatëve të huaj. Vokrri pati deklaruar se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke iu referuar me emër Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav, me veprime të tyre, […]