Vritet një shqiptar në Greqi
Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të enjte në një zonë rurale në Rafinë në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat greke dyshohet se është vrarë me armë zjarri, dhe se në momentet e fundit, ka telefonuar familjen. Por si pasojë e plagëve të marra 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ka humbur jetën. […]
Liverpool ka frikë se Wirtz shkon te Bayern, plani B i klubit anglez kushton 83 mln euro
David Ornstein raporton se Liverpool ka një plan B, nëse Florian Wirtz vendos të transferohet te Bayern.Edhe pse klubi i kuq ka besim se mund t’ia dalë të blejë yllin gjerman duke investuar 150 mln euro, po mendon për një devijim të planit A. Emri tashmë dihet. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eberechi Eze.Anglezi së fundmi […]
SPAK u sekuestroi një apartament, avokatët e Veliajt: Kryebashkiaku dhe Xoxa s’janë pronarët!
Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme dhe shtesës së pronës ndaj çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, reagojnë avokatët e kryebashkiakut të Tiranës. “Në vijim të raportimeve mediatike dhe interesit të shtuar publik lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, […]
Qendra e Pritjes në Sarandë drejt përfundimit!
Qendra e Pritjes në Sarandë drejt përfundimit! Me kapacitet për 90 automjete, 14 autobusë dhe zona për biçikleta, taksi dhe skuterë elektrikë, kjo qendër multifunksionale pritet të hapet në fund të qershorit. Një hap gjigant për përballimin e fluksit turistik.
Ahmeti sulmon Sarandanews pas sekuestrimit të autobuzit me emigratë të paligjshëm: Jemi me ligjin dhe me Saliun
Pas lajmit se një nga autobusët e kompanisë “Ahmeti Travel” është sekuestruar nga autoritetet greke për transport të emigrantëve të paligjshëm, ka ardhur edhe reagimi i zjarrtë i vetë Shpëtim Ahmetit – drejtuesi i kompanisë. Ahmeti, në një postim që duket se është shkruar më shumë me nerva se me fjalor, hedh poshtë çdo akuzë […]
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Lajmi i vdekjes së një pacienteje pas ndërhyrjes kirurgjikale për ngushtimin e stomakut në një spital privat në qytetin e Durrësit, shkaktoi jo pak reagime në publik. Këtë pasdite, ka ardhur një reagim nga mjeku Ilir Shani, ndaj të cilit policia ka nisur një hetim për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Përmes një deklarate […]
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Në Tiranë do të krijohet Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë një aktiviteti në Akademinë e Sigurisë, ku i pranishëm ishte edhe Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Steven Fields. Ky i fundit i dorëzoi […]
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme se helikopterët e forcës sonë ajrore, Black Hawk, do të kenë hangarin e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës. Përmes një video të shpërndarë nga kreu i qeverisë, sqarohet se në këtë hangar do të mund të kryhen shërbimet e mirëmbajtjes për këto helikopterë. Shefi […]
SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, […]
“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president. “Nuk kam asnjë qëllim të kandidoj sërish. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë […]