Amorim po përgatit një super ekip për sezonin e ri, 144 milionë euro vetëm për sulmin
12 Maj 2025 20:01 Telesport Me mendjen te finalja e Europa League ndaj Tottenham, por edhe te merkato. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur që tani nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Objektiv parësor i “Djajve” është të forcojnë linjën sulmuese, duke qenë gati të shpenzojnë mbi 140 milionë euro […]
Përfundon numërimi i votave në Librazhd, PS fiton me një diferencë të madhe krahasuar me PD
Ka përfunduar numërimi i votave në Librazhd për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në rezultatet përfundimtare është vënë re një diferencë e madhe mes votave të Partisë Socialiste mes atyre të Partisë Demokratike. Partia Socialiste ka arritur të marrë 9253, ndërsa Partia Demokratike me vetëm 3374.
Në 22 bashki mbyllet numërimi, Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një deklaratë për mediat, tashmë që u mbushën 24 orë nga mbyllja e procesit të votimit dhe nisja e numërimit të votave. Celibashi tregoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet në 22 bashki dhe renditi KZAZ ku janë hasur problematika. “Është […]
Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen mbi 3 mijë Qendra Votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]
Përfundon numërimi në bashkinë e Belshit, PS renditet e para me 4662 vota
Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Belshit në qarkun e Elbasanit. Rezultati që vjen nga kutitë e votimit është 4662 vota në favor të PS, 2722 vota në favor të PD. Ndërkohë forcë e tretë rankohet Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota, e pasuar nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 215 vota.
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për gazetarët se e priste këtë rezultat. Demo u shpreh se në Berat procesi po ecën normalisht dhe se në orët e para të ditës së nesërme do të dalin rezultatet finale. “Ne kemi qenë shumë […]
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Teksa partitë politike janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka sjellë detaje interesante nga numërimi në Qarkun e Elbasanit. Ai tregoi se shumica dërrmuese e të paraburgosurve në Elbasan kanë votuar për Partinë Socialiste. Më konkretisht 82% e tyre. Ndërkohë për Partinë Demokratike kanë votuar […]
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-të e bashkisë së Memaliajt në qarkun e Gjirokastrës. Edhe këtë bashki e kryeson bindshëm Partia Socialiste, ndërkohë që Partisë Demokratike renditet e dyta. Rezultatet e bashkisë Memaliaj: PS: 3003 vota PD-ASHM: 1444 vota Nisma SHB: 79 vota
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Grupi militant Hamas raportohet se ka liruar pengun e fundit të gjallë me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës. Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë. Hamasi, i shpallur organizatë […]
“Kalorësi i Babunjës” ekspozohet për herë të parë në Vjenë thesari 2600-vjeçar
Në një përpjekje për të ndriçuar trashëgiminë e lashtë të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka organizuar një ekspozitë të jashtëzakonshme me një nga gjetjet më të rralla arkeologjike shqiptare: Kalorësin e Babunjës.Ky […]