Përfundon orari zyrtar i votimit! Procesi vijon ende, në disa QV ka akoma qytetarë që po votojnë
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin, për zgjedhjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë po vijon procesi i votimit, sipas rregullores, në ato qendra ku kishte ende qytetarë në pritje deri në orën 19:00. Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3,713,761 shtetas shqiptarë, […]
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka: Fitorja mbi pushtetet e kapura do të jetë e qytetarëve të vërtetë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetin social në facebook, ndaj procedimit të tij penal nga policia e Tiranës, për akuzën me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Noka thotë se personi me të cilin u përball në qendrën e votimit në Vorë është Xhoni Asllanaj. Sipas Nokës […]
Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Edi Rama mbërrin në selinë e Partisë Socialiste
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS pak para mbylljes së votimit për zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti nuk komentoi asgjë para mediave. Paradite në Surrel, kur votoi së bashku me bashkëshorten Linda Rama, kryesocialisti tha shkurt se sot është radha e popullit për të folur.
Pjesëmarrje e lartë në votime, Frrok Çupi: Tirana vendimtare për fatin e zgjedhjeve
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i orarit zyrtar për të votuar, Tirana duket se ka një rekord pjesëmarrjeje. Ndërkohë deri në orën 18:00 kanë votuar 46.57 përqind. Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit të procesit zgjedhor, duke u shprehur se Tirana është vendimtare për fatin e zgjedhjeve. “Tirana është vendimtare për […]
E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së Vasil Llajo ndërhyn të japë ndihmën e parë
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë. Në ato momente, aty gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë. Pas 10 minutash erdhi […]
Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën
Pas debateve të regjistruara me disa qytetarë dhe vëzhgues në qendrën e votimit të Vorës, policia ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Uniformat blu bëjnë me dije se mbi Nokën rëndon vepra penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar […]
Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë
Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi akuzohen për fotografimin e votës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se u vu në pranga një 43-vjeçar, banues në Spathar të Librazhdit. “M. F., në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet […]
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 Qendra Votimi në Qarkun Vlorë, për shkak të aktivitetit sportive Giro D’Italia. Partia Socialiste e kishte paraqitur këtë kërkesë që ditën e shtunë në KQZ për shtyrje të afatit të votimit deri në orën […]
Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Gazetarja Greta Haskaj raportoi nga atje se ka një numër shumë të vogël të personave që kanë votuar. Më konkretisht atje ndodhen 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm […]
Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vizizitoi pasditen e sotme Prokurorinë e Fier. Pas vizitës, ai dha një deklaratë për mediat, Gonzato u shpreh se ndodhet në këtë qytet pasi kishte informacion për prezencë të bandave kriminale. Ai theksoi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare. […]