“Dashuria gjë e madhe”, Kryemadhi në GJKKO, nuk kursen ironitë për Agasin dhe Hysenin: E pe si i fik radarët…neve vetëm na i ndezin
TIRANË-Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte ne GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjatë mbërritjes në dyert e gjyaktës, Kryemadhi nuk la pa komentuar me ironi zhvillimet e fundit me kreun e SHISH dhe bisedave të zbardhura mes Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit. "Mirëmëngjesi si jeni? E pe si fiken radarët? Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fikën njëherë neve, vetëm na i ndezin”- u shpreh Kryemadhi teksa hynte në GJKKO, referuar mesazheve që ngrejnë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes Hysenit dhe Agasit.
Burimi:
zeri.ai