Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” me Pandi Gjatën, ka komentuar reformën e re territoriale dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi në Kuvend. Shehi e cilësoi reformën si një nismë me karakter elektoral, duke kritikuar mungesën e një marrëveshjeje më të gjerë politike. “Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. E para e punës. E dyta, në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83? Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti i marrëveshjes”, u shpreh Shehi. Ai ngriti edhe pyetjen se çfarë do të ndodhë me hartën territoriale në rast të ndryshimit të qeverisë, duke argumentuar se një reformë e miratuar pa konsensus mund...