Daniel Maldinit iu hoq patenta për substanca narkotike, zbardhet rezultati i analizave në spital

Daniel Maldinit iu hoq patenta për substanca narkotike, zbardhet rezultati i analizave në spital

21 Shtator 2026 12:21 Alfred Lleshi Daniel Maldini ka rezultuar negativ në testin për përdorim të substancave narkotike, të kryer pas aksidentit rrugor ku u përfshi në Milano. Sulmuesi i Cagliari dhe i kombëtares axurre, autor i një goli fundjavën e fundit ndaj Udinese, rezultoi “nën kufirin e cut-off”, sipas analizave të kryera pas aksidentit të një jave më parë, ku pesë persona pësuan dëmtime të lehta. Hetimet, të urdhëruara nga Policia Bashkiake dhe që tani do t’i përcillen Prokurorisë, tregojnë se rezultatet “nuk janë të pajtueshme” me drejtimin e automjetit në gjendje të alterimit psikofizik. Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit, Maldini rezultoi pozitiv në alkooltest, çka solli tërheqjen e patentës nga policia. Futbollisti kishte rezultuar pozitiv në një kontroll paraprak të kryer nga Policia Bashkiake...