“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…
Politikani Petro Koçi ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Off the Record”, në A2CNN. Duke përdorur një metaforën e detit për të përshkruar situatën brenda Partisë Socialiste, Koçi e cilësoi përplasjen si një dallgë të fortë, që vështirëson lëvizjen e anijes, por që sipas tij nuk rrezikon ta rrëzojë atë. Ai theksoi se dëmi më i madh nuk prek njërën apo tjetrën palë, por Partinë Socialiste në tërësi, veçanërisht në aspektin moral dhe në raportin me mbështetësit e saj. “Bëhet fjalë për një situatë ku ka dallgë, ku anija e ka të vështirë për të manovruar, për të ecur në itinerarin e vet, është një përplasje serioze. Dëmi më i madh është në tërësinë...
Burimi:
javanews.al