Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

Detaje të reja janë mësuar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shkozë, në Tiranë. Noa.al raporton se i dyshuari për ngjarjen është Ervis Qose, rreth 43 vjeç, ndërsa i plagosuri është Dod Legisi, rreth 45 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku pas një konflikti që sipas Policisë dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, Qose dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Legisin. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas veprimeve të para hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arritën të identifikojnë autorin e dyshuar, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se kontrollet për kapjen e 43-vjeçarit vijojnë, ndërsa paralelisht po...