Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cucurella kujton momentin “viral” me Donald Trump: Po kush guxonte t’i thoshte gjë…, isha i frikësuar
Marc Cucurella, kampion i saposhpallur i Botërorit të Klubeve me Chelsea, tregoi me humor një nga momentet më të përfolura të finales, gjatë një interviste për “Jijantes FC”. Aty foli për skenën “virale” në të cilën Donald Trump “u fut në skenë” gjatë ndarjes së trofeut. “Na kishin thënë që, sipas rregullit, Donald Trump do të vinte të na dorëzonte trofeun dhe askush nuk duhej të ngrihej derisa ai të largohej”, – shpjegoi mbrojtësi spanjoll për Gerard Romero. Por gjithçka doli jashtë kontrollit, kur ish-presidenti i SHBA-së nuk zbriti nga podiumi, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe...