Cristiano Ronaldo në zi pas vdekjes së Diogo Jotës: S’ka kuptim… sapo ishim bashkë në Kombëtare

Cristiano Ronaldo në zi pas vdekjes së Diogo Jotës: S’ka kuptim… sapo ishim bashkë në Kombëtare

Cristiano Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes tragjike të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, André. Sulmuesi i njohur portugez shprehu tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e bashkëlojtarit, me të cilin ka ndarë fushën e lojës në dhjetëra ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë. Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi: “Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar.Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës.E di që gjithmonë do të jesh me ta.Pushoni në paqe, Diogo dhe André....
Burimi: Argjiroja.net