Córdoba “skanon” Chivu: Profesor i thjeshtësisë, thelbësor, i drejtpërdrejtë dhe i qartë

Córdoba “skanon” Chivu: Profesor i thjeshtësisë, thelbësor, i drejtpërdrejtë dhe i qartë

9 Tetor 2026 11:49 Alfred Lleshi Ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares kolumbiane, Iván Ramiro Córdoba, vlerëson trajnerin zikaltër Cristian Chivu, me të cilin ndau suksese si futbollist. “E dini çfarë ka Chivu? Thjeshtësinë. Ai është profesor i thjeshtësisë. Pse? Sepse kështu vepronte edhe kur ishte futbollist. Tani, si trajner, më duket sikur po shoh të njëjtën dinamikë, – deklaroi Córdoba për “Corriere della Sera”. – Kur luante, ishte mbrojtës i majtë ose qendërmbrojtës dhe e bënte gjithçka me natyrshmëri të jashtëzakonshme. Kur e shihje, ndiheshe i qetë. Pikërisht këtë ka arritur t’u përcjellë lojtarëve të Interit si trajner. Me të, ata kanë rifituar qetësinë mendore dhe e shohin futbollin më thjesht. Kjo pasqyrohet edhe në komunikimin e Cristian: thelbësor, i drejtpërdrejtë dhe i qartë”. Për...