Burimi:
Telesport.al

Conte mes serisë fituese dhe presionit të titullit: Ta shijojmë këtë betejë nervash me Interin
👁13841
7 ndeshje për të provuar të fitojë titullin kampion. Empoli vlen për të mos e lënë Interin të shkëputet dhe për ta rikthyer Napolin 3 pikë larg zikaltërve. Të gjithë flasin për një kalendar më të lehtë për Napolin, për një avantazh ndaj rivalëve për shkak të më pak angazhimeve. Conte qëndron i qetë dhe paralajmëron. “Rreziqet ekzistojnë në çdo ndeshje, – tha trajneri i Napolit në prag të sfidës kundër toskanëve, – sepse në fund të sezonit, shumica e ekipeve kanë objektiva për të arritur: kush për mbijetesë, kush për një vend në Champions, kush për titull, ‘Europa League’...