Conte e tepron, Napoli ofron 70 milionë euro për 21-vjeçarin e Barcelonës

Conte e tepron, Napoli ofron 70 milionë euro për 21-vjeçarin e Barcelonës

5 Gusht 2025 20:43 Telesport Gjatë turneut të Barcelonës në Azi, një nga lojtarët që ra më shumë në sy për paraqitjet e tij ishte edhe Gavi. Rikthimi i tij pas dëmtimit ka qenë shumë pozitiv, spanjolli ka treguar karakter luftarak, intensitet dhe cilësi teknike që e bëjnë atë një nga mesfushorët kyç të Barcelonës. Kjo formë e mirë e 21-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Italia, Napoli po përgatit një ofertë 70 milionë euro për të bindur Barcelonën për të lënë të lirë Gavi-n. Spanjolli është lojtari ideal për mesfushën që po ndërton Antonio Conte dhe do përshtatej mjaft mirë me një legjendë si Kevin De Bruyne. Trajneri italian ka kërkuar...