ÇOLLAKU: TIRANA BËRI SHOW ME UÇK-NË, POR MUNGOI VEPRIMI DIPLOMATIK
Qëndrimi i Tiranës zyrtare ndaj vendimit të Gjykatës Speciale u cilësua hipokrit nga Kreshnik Çollaku. Ai argumentoi se manifestimet, vizitat dhe paradat publike të solidaritetit mund të jenë lexuar si presion mbi drejtësinë dhe, në vend që t’i ndihmonin të akuzuarit, mund ta kenë ashpërsuar klimën ndaj tyre. Çollaku kritikoi veçanërisht kryeministrin Edi Rama, duke vënë përballë reagimin e tij pas verdiktit me refuzimin e mëparshëm për miratimin e një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Sipas tij, një dokument i tillë institucional nuk do të garantonte pafajësinë e të akuzuarve, por do ta rëndonte politikisht Serbinë dhe do t’i shërbente narrativës historike të Kosovës. Ai tha se drejtuesit politikë në Tiranë kanë organizuar tubime në Shqipëri, Kosovë...
Burimi:
ntv.al