Çmimi “Global Hitmaker”, Bebe Rexha vlerësohet për suksesin si këngëtare dhe autore këngësh
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha do të nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women In Music 2026”, e cila do të mbahet më 24 nëntor në Toronto të Kanadasë. Ceremonia do të zhvillohet në Rebel, ndërsa çmimi i është ndarë artistes në shenjë vlerësimi për suksesin e saj në zhanre të ndryshme muzikore dhe kontributin si këngëtare dhe autore këngësh, përcjell KultPlus. Karriera e Rexhës përfshin bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Eminem, Rihanna, David Guetta, Nicki Minaj, Afrojack, G-Eazy, Dolly Parton dhe Snoop Dogg. Ajo ka ndërtuar një profil muzikor që përfshin popin, muzikën elektronike, hip-hopin, country-n dhe EDM-në. Në vëmendje të periudhës së saj të fundit krijuese është edhe projekti “Dirty Blonde”, një album vizual i realizuar...
Burimi:
kultplus.com