City gjen pasuesin perfekt të De Bruyne! Kushton 100 mln paundë

City gjen pasuesin perfekt të De Bruyne! Kushton 100 mln paundë

6 Prill 2025 11:17 Telesport Manchester City po përpiqet të gjejë pasuesin ideal të Kevin de Bruyne. Belgu, pas një dekade, ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi. Me De Bruyne që po përgatit valixhet për t’u transferuar në MLS, City ka nisur ofertat e para. Objektivi kryesor i Pep Guardiolës luan në Bundesligë. Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili luan te Bayer Leverkusen dhe kushton 100 mln paundë. Për të ka interes edhe Bayern, kështu që gara vetëm sa ka filluar!
Burimi: Telesport.al