Citroën 2CV rikthehet në treg me një version tërësisht elektrik
Pas afro katër dekadash qëndrimi jashtë tregut, modeli legjendar 2CV i Citroën pritet të rikthehet në një variant plotësisht elektrik, i cili do të prezantohet në Panairin e Automjeteve në Paris. Edicioni i ri do të ruajë elementet dalluese të modelit klasik, përfshirë fenerët rrethorë, xhamin vertikal të përparmë dhe linjat e thjeshta të karrocerisë. Citroën synon që automjeti të jetë i përballueshëm për blerësit, ndërsa çmimi i parashikuar është rreth 15 mijë euro. Me një peshë që pritet të jetë nën një ton, makina do të përdorë një bateri të vogël, e menduar kryesisht për lëvizjet e përditshme në qytet. Planet paraprake parashikojnë nisjen e shitjeve në fund të vitit 2028, ndërsa nuk përjashtohet edhe një variant furgon i këtij modeli. Rikthimi i 2CV...
Burimi:
javanews.al