Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ciro Immobile kthehet në Itali, ka ende një rekord historik për të ndjekur!
2 Korrik 2025 20:53 Telesport Ciro Immobile te Bologna, afron transferimi. Sipas Sky, klubi kuqeblu ka arritur akord në lidhje me rikthimin në Serie A të sulmuesit italian nga Besiktas. Në orët e ardhshme, Immobile do të nënshkruajë kontratën që do ta sjellë atë në ekipin e Vincenzo Italianos: marrëveshje vjetore, me një opsion rinovimi. Në këtë pikë, mungon vetëm njoftimi zyrtar. Bologna do të jetë fanella e pestë e Immobile në ligën më të lartë italiane pas Juventusit, Genoas, Torinos dhe sigurisht Lazios, ku ai ishte golashënuesi më i mirë nga viti 2016 deri në vitin 2024. Qendërsulmuesi nga...