Cindy Crawford thyen heshtjen për humbjen e të birit
Cindy Crawford ka kujtuar të birin, Presley Walker Gerber, i cili ndërroi jetë më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare. Pothuajse një muaj pas humbjes së tij, modelja publikoi në Instagram një dedikim prekës, të shoqëruar me një fotografi bardhezi të Presley-t, i cili buzëqeshte duke mbajtur në duar një palë krahë engjëlli. “Jemi të shkatërruar nga humbja e djalit dhe vëllait tonë të dashur. Ndihemi jashtëzakonisht të bekuar që e patëm Presley-n në jetën tonë për 27 vjet. Ai është një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që ka dashur dhe është dashur, tani dhe përgjithmonë”, shkroi Crawford.Modelja vlerësoi gjithashtu mirësinë e të birit dhe falënderoi të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa familja përpiqet të përballojë dhimbjen e...
Burimi:
kultplus.com