Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Cili ishte propozimi i çuditshëm në Kongresin e Lushnjës? Si reagoi Faik Konica dhe çfarë vendimi mori?
Kongresi i Lushnjës, veç të tjerash, u mblodh për të krijuar edhe një Kuvend të përkohshëm i cili do të përbëhej nga “Veteranët e Kombit” deri kur të bëheshin zgjedhjet e para elektoriale nga ku do të dilte edhe Kuvendi i mandatuar për një kohë të caktuar. Në seancën e parë të këtij Kuvendi, siç na tregon Atë Zef Pllumi në artikullin “Ligjet e sulltanit sot në gjykatën shqiptare” të botuar në përmbledhjen “Ut heri dicebamus… ”, mes të pranishëmve të tjerë ishte edhe Faik Beg Konica të cilin ai e quan burri shqiptar i njohur prej gjithkujt si prooksidental. Në këtë seancë të pranishëm ishin përfaqësues të dy rrymave: Rryma islamike e kryesuar nga Eshref Frashëri dhe Rryma Evropiane e Krishterë e përfaqësuar nga Luigj Gurakuqi...