Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chivu shkund Interin: Harroje finalen e Mynihut, ndryshe nuk ecim dot përpara
Interi luan mundësinë për të kaluar në Botërorin e Klubeve kundër River Plate. Zikaltërit e Cristian Chivu do të zbresin në fushë, në “Lumen Field” të Seattle, të mërkurën e 25 qershorit, në orën 18:00 lokale (ora 03:00 e mëngjesit të 26 qershorit në Shqipëri). Një fitore do t’i çonte në vendin e parë të grupit E, duke kaluar pikërisht “millionarios”. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri rumun theksoi rëndësinë e sfidës: “Ne kemi ardhur këtu me mentalitet të qartë, i trajtojmë të gjitha ndeshjet me seriozitet. Pas ndeshjes së parë ndoshta pati pak pesimizëm, por me energjitë tona...