Chivu rikuperon dyshen me probleme Thuram-Frattesi, gati për sfidën ndaj Fluminense

Chivu rikuperon dyshen me probleme Thuram-Frattesi, gati për sfidën ndaj Fluminense

Marcus Thuram dhe Davide Frattesi po ndjekin, siç ishte planifikuar, programin e rikuperimit të përgatitur nga stafi mjekësor i Interit për problemet e tyre përkatëse. Francezi ka lënë pas lodhjen muskulore të ndier kundër Monterrey dhe është stërvitur bashkë me mesfushorin italian, i cili ishte ndalur pas ndeshjeve me kombëtaren. Seanca stërvitore i pa ata si protagonistët e vetëm, pasi pjesa tjetër e skuadrës përfitoi nga dita e lirë e dhënë nga Cristian Chivu. Lajm i mirë për zikaltrit, të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Fluminense, e vlefshme për 1/8 finale...
Burimi: Telesport.al