Chivu: Ndryshime? E kisha fjalën për veten. Për të fituar, nuk duhet ta humbasim nga sytë lojën

Chivu: Ndryshime? E kisha fjalën për veten. Për të fituar, nuk duhet ta humbasim nga sytë lojën

Interi duhet të fitojë ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League, ndërsa Cristian Chivu kërkon të lërë pas kritikat pas 4 humbjeve radhazi në Champions dhe 7 disfatave në 8 ndeshjet e fundit europiane. Në kampionat, skuadra e tij po ecën me ritëm të lartë, por në Europë situata është krejt ndryshe. Pas humbjeve ndaj Real Madridit dhe Brugge, trajneri zikaltër synon tri pikët e para, për t’iu afruar objektivit minimal të kualifikimit në fazën “play-off”. “Dua që lojtarët e mi të kënaqen edhe në vështirësi. Duhet të kuptojnë rëndësinë e ndeshjeve dhe të marrin përgjegjësi pa humbur nga sytë lojën. Kështu është më e lehtë të fitosh”, – deklaroi Chivu. I pyetur për mundësinë e ndryshimeve strukturore, ai sqaroi: “Kur fola pas ndeshjes me Brugge,...