Chivu: Humbje që dhemb, pritshmëritë ishin të tjera. Mungoi ekuilibri, përgjegjësinë e marr unë

Chivu: Humbje që dhemb, pritshmëritë ishin të tjera. Mungoi ekuilibri, përgjegjësinë e marr unë

14 Tetor 2026 7:21 Alfred Lleshi Interi pëson humbjen e dytë radhazi në Champions League. Pas disfatës ndaj Real Madridit në “Bernabeu”, skuadra e Cristian Chivu u mposht papritur 4-3 nga Club Brugge në “San Siro”. “Pjesa e parë ishte e mirë dhe intensive nga të dyja skuadrat. Pësuam një kundërsulm që solli penalltinë dhe golin, por reaguam mirë. Më pas patëm dy raste të rëndësishme, pa arritur të shënonim. Frustrimi dhe nxitimi na bënë të humbnim ekuilibrin. Pas rezultatit 2-1, dolëm nga loja jonë dhe nuk iu përmbajtëm planit. Duhet vlerësuar edhe intensiteti i Club Brugge, që na vuri shumë në vështirësi”, – deklaroi Chivu. A ka gjëra për t’u korrigjuar: “Patjetër. Duhet të rivlerësojmë disa gjëra, sidomos në Champions, ku është e vështirë...