Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea synon transferimin e mesfushorit anglez që po shkëlqen me Aston Villa
👁5322
30 Prill 2025 13:35 Telesport Në pritje që skuadra të arrijë objektivin e saj kryesor, kualifikimin në Champions League, klubi i Chelsea po lëviz edhe në merkato. Skuadra e “blues” synon një lojtar të rëndësishëm në Premier League, mesfushorin e Aston Villa, Morgan Rogers. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “The Independent”. Gjithsesi, skuadra e Aston Villa nuk dëshiron ta shesë yllin anglez dhe e sheh atë si një investim për të ardhmen. Në nëntor, Rogers nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2030. Gjithsesi, Villa po përballet me presionin e madh financiar këtë sezon. Ndaj, nëse nuk kualifikohet...